Ndalimi i protestuesve, deputeti i PD
krahason Ramën me liderin e Iranit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur deklaratës së policisë pas ndalimit të protestuesve në tubimin e 18 dhjetorit. Ai e cilëson Ramën me liderin e Iranit, ndërsa paralajmëron se populli nuk do të nënshtrohet.

STATUSI I GENT STRAZIMIRIT
Të gjithë derrat kanë një turi'!

Lideri Suprem I Iranit dhe lideri suprem I Albanistanit kanë shkruar fjalë për fjalë të njëjtën deklaratë për arrestimet e përkrahësve të opozites!

Të dy e quajnë "Forca e Ligjit", në fakt po aplikojnë "Ligjin e Forcës"!

Po të kishte qenë "Forca e Ligjit", do ishin arrestuar 3 drejtuesit e policisë që janë "në kërkim" si dhe 128 oficerë policie që kanë trafikuar drogë, dhe kjo fill pasi të ishte arrestuar Sajmir Tahiri...

Në fakt është në veprim "Ligji I Forcës", që arreston qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm, që protestojnë kundër policisë dhe qeverisë që trafikon drogë!

Ky I Iranit nuk ka dhe shumë faj se nuk e ka provuar, po ky I yni e ka parë njëherë në '91 se sa I eci Gramozit, Fatmirit e Kristaqit "ligji I forcës" kundë "forcave destruktive"... "Çile edhe njëherë at derë or trim"...

Gent Strazimiri
d.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Emigrantët votë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Emigrantët votë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake