Ndalo o grua, ndalo!

Ndalo o grua, ndalo!

Ndalo o grua, ndalo!

Ndalo o grua, ndalo! Merr frymë thellë…

Mos mendo më për enët në lavaman, rrobat e palara, çarçafët për tu ndërruar, fëmijët për tu ushqyer a shtëpinë për të pastruar. Mos mendo më as për zënkat me kolegët a drejtorët e pangopur.

Ndalo, merr frymë thellë. Çoji në djall të gjitha e veç nginju me ajër, diell a shi… ç’të jetë

Shko përqafoji fort fëmijët, pa u shqetësuar se si do rriten e çfarë do bëhen nesër. Ka kohë për të gjitha

Puthe e bëj dashuri me njeriun e zemrës, plot pasion si dikur kur nuk kishit fatura për të paguar dhe gjithë bota rrotullohej në atë shtrat.

Pije një kafe me nënën, e shijoi thinjat e rrudhat e saj edhe pse ajo nuk rresht së kritikuari.

Futi krahun babës e dilni shëtitje si dikur kur të tregonte rrugët e qytetit e ti fëmijë mahniteshe.

Shko po deshe e dehu me muzikë e alkool e kërce deri në mëngjes me shoqëri të zhurmshme,

Ose thjesht pije një gotë verë me miqtë fjalëpakë

Lexo një libër, shih një film, një opera, koncert apo futu vjedhurazi në një mbrëmje gala

Ose, ose thjesht mos bëj asgjë. Ndalo! Vetëm ndalo dhe merr frymë. Shijoje fëshfërimën e gjetheve, zhurmën e dallgëve, rrezet e diellit apo flladin e erës.

Thjesht mjaft vrapove, ndalo dhe nginju me aromën e jetës….dhe dashuroje së pari veten!

Për të gjitha gratë, veçanërisht brezin e nënave tona që nuk rreshtën së vrapuari gjithë jetën saqë harruan dhe veten.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 21/08/2023 14:58

    Spitalet jane shteterore sic beheshin dikur ti bej shteti pse privati thjesht per te vjedhur

    Përgjigju
    • Nje nene: 21/08/2023 23:03

      Respekt per te gjitha grate! Vjen nje dite dhe mirenjohje s vonon ... Krijoni nje familje me themelues te forta.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini