Policia portuale e Durrësit ndaloi natën e kaluar tre shtetas afganë, të cilët tentonin kalimin e paligjshëm me traget drejt Italisë.

Sipas policisë së kufirit dhe migracionit se K. I., 21 vjeç, M. H., 27 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, që të tre me shtetësi afgane, u ndaluan gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar, kur ata tentonin të imbarkoheshin në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Afganët kishin punuar më parë në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe pasi kanë kaluar kufirin me vendin tonë, kanë udhëtuar me mjete të transportit publik për në Durrës. ah/shqiptarja.com/