Ndalohen 6 të dyshuar për
vrasjen makabre në Kallamata

Ndalohen 6 të dyshuar për <br />vrasjen makabre në Kallamata
ATHINE- Policia greke bën hapa përpara në hetimin mbi vrasjen e babait shqiptar dhe fëmijës së tij 3 vjecar, në Kallamata rreth një muaj më parë. Zbulohen urdhëruesit dhe ekzekutuesit e krimit.

Mësohet se policia greke ka ndaluar 6 persona, të dyshuar mbi vrasjen makabre.

Mes tyre është një shqiptar, për të cilin dyshohet se është autori i vrasjeve dhe 5 shtetas grekë, të njohur si pjesëmarrës në grupe droge dhe shantazhe në zonë.
Vasilis Varelas, një prej kryesorëve të dyshuar, që ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe trafik droge, mendohet se është urdhëruesi i vrasjes. Ndërkohë që është vënë në kërkim edhe vëllai i tij.

Emigranti shqiptar u vra me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3 vjecar u ekzekutua me thikë, në Kallamata të Greqisë. 35 vjeçari dhe djali i tij 3 vjeçar u gjetën të në makinën e tyre, e cila kishte rënë në kanal.

Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të gjithë flasin për një njeri familjar, të rregullt dhe shumë punëtor.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?