Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një kontroll në mesnatë në aksin rrugor Sarandë – Qafë Bot. Gjatë kontrollit, janë ndaluar dy mjete të pa licensuara për transport kafshësh, me 29 krerë lopë të pa regjistruara, të pa matrikulluara dhe pa certifikatë lëvizjeje.
Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar menjëherë mjetet e transportit dhe kafshët, të cilat janë transportuar pranë karantinës shtetërore.
Investigimi vazhdon për origjinën e këtyre kafshëve, të cilat dyshohet se vijnë nga shteti grek, si dhe për shkelje të tjera edhe të veterinerëve zyrtare përgjegjës.
Komento