Gjatë një operacioni të policisë së Kosovës është bërë i mundur sekuestrimin i 25 kilogramë lënde narkotike, me një vlerë prej 500 mijë euro. Policia arriti të arrestoi edhe 7 persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Lënda narkotike e sekuestruar është heroinë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit u kontrollua një autobus i linjës Stamboll- Prishtinë ku u gjet dhe konfiskua sasia e drogës.
Pas ndalimit të drogës efektivët e policisë ndërmorën edhe një varg procedurash hetimore duke kontrolluar në vende të ndryshme në Pejë dhe Prishtinë dhe arrestuan shatë të dyshuar, 6 meshkuj dhe një femër që të gjithë kosovarë.
Lidhur me lëndën narkotike të sekuestruar thuhet se në bazë të vlerësimeve fillestare vlera e përafërt e substancës narkotike të konfiskuar arrin vlerën prej 500.000 euro.
/Shqiptarja.com