Ndalohet anija me 10 tonë
marijuanë në ishullin e Kretës

Ndalohet anija me 10 tonë<br />marijuanë në ishullin e Kretës<br>
Një sasi e madhe droge është kapur nga autoritetet greke. Bëhet fjalë për plot 10 tonë marijuanë, që po transportohem me një anije. Mediat fqinje raportojnë se anija me marijuanë ishte me flamur të Tunezisë dhe deri më tani nuk ka informacione që lënda narkotike të ketë lidhje me Shqipërinë.

Anija u kap në ishullin e Kretës dhe vinte nga Siria drejt Evropës. Mjeti lundrues u identifikua nga forcat e Gardës Bregdetare. Mediat greke raportojnë se ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe forcave të Gardës, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar 6 anëtarët e ekuipazhit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe