KAVAJE- Pas gati 3 orësh, drejtori i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Gentian Daja është liruar nga ambientet e komisariatit të Kavajës. Elvis Rroshi kryetari i Bashkisë së Kavajës, në një prononcim për redaksinë online Shqiptarja.com thotë se ndalimi është presion i qeverisë për të trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Rreth orës 11: 40 minuta paradites së sotme Rroshi së bashku me rreth 300 persona, (sipas tij) mbështetës socialistë, janë nisur drejt prokurorisë së Kavajës për të bërë kallzim penal ndaj drejtorit të komisariatit të policisë Agron Sulçabana.
Si është cështja e ndalimit të drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit?
“Nuk dhanë asnjë shpjegim për ndalimin e Gentian Dajës. Së bashku me rreth 300 persona, që kemi qenë para komisariat, po nisemi drejt prokurorisë për të bërë kallzim penal kundër drejtorit të komisariatit të Kavajës Agron Sulçabana. Duam të dimë pse u mor me dhune drejtori i Ujësjellësit. Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë dhe për të shkatërruar zyrën. I kanë marrë vulën, çelësin e zyrës me zor dhe nuk ia kanë dhënë duke e kërcënuar që të mos bëjë gabim të shkojë në zyrë sepse prapë do ta arrestojnë”
Si e konsideroni këtë ndalimin?
“Është presion nga qeveria për trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Gentian Dajën e kanë marrë me dhunë nga zyra, duke e tërhequr dhe me pranga dhe e kanë futur në makinën e policisë për ta cuar në komisariat.
Çfarë po ndodh tani?
Nga komisariati, ku u lirua drejtori i Ujësjellësit (rreth orës 11. 30 minuta) po protestojmë në qendër të Kavajës dhe po shkojmë drejt Prokurorisë për të bërë kallzim penal ndaj Sulçabanit. Ai urdhëroi policët të shkojnë të dhunojnë institucionin e shtetit për të zbatuar një vendim politik. Dje ishte një feste madhështore në Kavajë e organizuar nga bashkia, ndërsa sot qeveria ktheu vitet 1990 duke futur njerëzit e Kavajës në komisariat.
(sg/redaksia online/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com