Ndalohet në kufi i deportuari nga Spanja dhe kosovarja e dënuar për falsifikim vizash, sekuestrohen 20 mijë euro e 15 mijë paund

Ndalohet në kufi i deportuari nga Spanja dhe kosovarja e dënuar për falsifikim vizash, sekuestrohen 20 mijë euro e 15 mijë paund

Tre persona në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim janë ndaluar në pikat kufitare ndërsa janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare të padeklaruar

Në Rinas në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave.

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Në portin e Durrësit, në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!