Ndalohet nga policia e Tiranës një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg për veprën penale "Mashtrim, kryer në bashkëpunim".
/Shqiptarja.com
Shërbimet e Sektorit të Forcave të Posaçme dhe të Kërkimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur 55 vjeçarin Eqerem Mehmetaj banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i 55 vjeçarit u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 më 16 nëntor të vitit 2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal.
Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj Eqerem Mehmetaj , pasi kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë personave të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com









