Ndalohet sërish Visar Ymeri, në
gjyq për sherrin mes deputetëve

Ndalohet sërish Visar Ymeri, në<br />gjyq për sherrin mes deputetëve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është ndaluar sërisht nga policia e Kosovës, rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure.

Ymeri u shoqërua në seancë gjyqësore për rastin e sherrit të deputetëve të Vetëvendosjes me atë të PDK-së, Bekim Haxhiu më 2012.

Në seancë, kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar të dëgjojë sërish dëshmitë e mjekëve ligjorë për të bërë krahasimet me raportet mjekësore të emergjencës pasi në seancën e kaluar janë shfaqur dyshime për mospërputhje të raporteve mjekësore.

Pas kësaj seance dëgjimore, trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin, ku prokuroria ka kërkuar dënim të deputetëve të Vetëvendosjes për sulm ndaj deputetit të PDK.

Ndërkohë, VV, e ka cilësuar procesin gjyqësr të urdhëruar nga Qeveria.

“Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar. Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar”, thuhet në reagimin e VV-së.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!