Ndalohet targimi i automjeteve
me timon në krahun e djathtë

Ndalohet targimi i automjeteve<br />me timon në krahun e djathtë
TIRANE- Tashmë në Shqipëri do të jetë e ndaluar që makinat me sistem drejtimi në kahun e djathtë të targohen apo personat zotërues të marrin leje drejtimi për këto mjete. Ndryshimin ligjor në Kodin e ri Rrugor e bëri Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, duke miratuar propozimin e deputetit Socialist Artan Gaçi, për nenin 9 të ligjit të ri, i cili do të miratohet këtë të enjte në Parlament.
 
Një tjetër pikë e diskutuar në këtë Kod ishte dhe çështja e gjobës për ata drejtues mjeti që shkelin sinjalistikën rrugore, konkretisht që kalojnë me semafor të kuq.
 
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese vendosi që gjoba të jetë ajo e propozuar nga Komisioni i Ligjeve, nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja.
 
“Sot është diskutimi final për Kodin Rrugor. Sot kalojmë nenet dhe amendimet. Mbajtësit të patentës i jepet 20 pikë sipas nenit 18. Sipas nenit 23 parashikohen gjobat për semaforin e kuq. Shqetësimi ka qenë për mënyrën e konstatimit dhe vënies së gjobës. Komisioni i Ligjeve e propozon uljen nga 30-50 mijë lekë në 20-30 mijë lekë të reja”, tha Shalsi.
 
“Propozoj që gjoba të mos ulet kaq, por të jetë nga 10-40 mijë lek të reja, sepse policët do të jenë me kamera, ka pak vend për subjektivizëm”, ndërhyri deputeti Kopliku.
 
“Unë jam dakord që të rritet diapazoni i gjobës, por duhet patjetër që të vihen kamera nëpër semaforë. E kemi mundësinë për të pajisur semaforët, se as 100 semaforë nuk janë”, tha Gaçi.
 
“Do ishte e papërgjegjshme që në të mbronim shkelësit e ligjit. Në këtë kuptim do duhej t’i kërkonim Ministrisë së Brendshme që të bëjë të pagabueshëm gjykimin e policisë për shkeljen”, tha Shalsi.
 
“Kjo është gjobë, dhe gjobat nuk mund t’i krahasojmë me pagat apo me jetesën. Shkelësit e semaforit janë burim i vdekjeve”, tha Gjylameti.
 
Deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese kështu i dhanë fund miratimit të këtij projektligji mjaft të rëndësishëm, që do të hyjë në fuqi vitin 2015.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar