Një italiani i janë vjedhur paratë te Mali i Robit pasi ka ndaluar makinën për shkak se i ka dhënë një defekt teknik.

Një person i cili ende nuk është identifikuar i ka marrë çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një  shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash”, thotë policia.