Ndalojnë pasagjerët vend e pa vend duke u kthyer në rrezik/ 'Rrugorët' në aksion kundër urbanëve (VIDEO)

TIRANË-Policia rrugore ka nisur një aksion duke monitoruar linjat e transportit publik të qytetit mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit. Nga konstatimi disa linja të urbanëve janë kapur me shkelje duke u gjobitur.

"Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobusët artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobusëve duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës" thuhet në njoftimin e policisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 12/10/2019 15:44

    Ok ne rregull deri ktu me kte “super aksion” por a sigurohet njeri qe kta palo administrator linja urbanesh bejn korrupsion neper zyra lart e posht,A DO TI PAGUAJN KYO GJOBA VALLE?! E DYTA - Komentuesi RIKU ka te drejte per mbishkrimin sepse shum njerez dalin si delet si bageti para autobuzit dhe cdo shofer q kalon ne rrugen e tij i bie te ndaloj njehere te presi te shkaktoj trafik ose ti bjer borise PSE?!!!!! Vetem se kattndaret sbehen qytetare kurre...eren as sapuni e as leku sfo ja heqi kurre. Ndergjegjsohuni o njerez ruani veten

    Përgjigju
  • Riku: 12/10/2019 15:23

    Do te sygjeroja dhe dicka tjeter qe ne cepin perpara te dera autobusit te vendosej nje tabele e vogel ku thuhet Per sigurine tuaj mos kaloni perpara autobusit. Esht shum e rrezikshme pasi shikushmeria e pasagjerve dhe mjetit qe vjen nga ana tjeter e rruges esht 0 dhe burim i madh aksidenti me pasoja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu