Propozimet për martesë janë gjithnjë mjaft romantike. Shumë nga çiftet dëshirojnë ta shënjojnë këtë çast të jetës së tyre me gjeste, fjalë të cilat do të mbeten gjithnjë në kujtesë. Një propozim i veçantë ka ndodhur mes një çifti aktorësh gjatë interpretimit të tyre në teatër.

Ndërkohë që spektatorët e  një teatri në Glasgou të Britanisë së Madhe ishin duke shijuar mjusikalin “Peter Pan”, protagonisti për një çast ndali dhe tha: “Në këtë pikë, Peter duhet të shikojë Wendyn e tij dhe t’i japë një puthje. Por kjo nuk është si mbrëmjet e tjera. Nuk është Peter Pan që sheh Wendyn dhe i kërkon një puthje, por është Sandor Strubl... që sheh dashurinë e jetës së tij, Jane Mary Sullivan.

propozim martese

Ky është momenti perfekt! Po, sepse Jane ti je njeriu me të cilin dua të kaloj pjesën tjetër të jetës time. Prandaj, Jane Mary Sullivan, dëshiron të martohesh me mua?”- është shprehur Sandor. Padyshim që pas këtij gjesti vajza i tha po mes lotësh gëzimi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)