Kosova është tronditur sot nga publikimi i një videoje ku një mësues shihet duke goditur një nxënës brenda një shkolle fillore në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia”, ku në pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale, mësuesi shihet duke e qëlluar disa herë me shuplaka, dhe grushta nxënësin. Më pas, minoreni i reagon duke e goditur mësuesin me shkelm, çka përshkallëzoi përleshjen mes tyre. Ky i fundit i kthehet me të shara ndërsa nxënësit bërtasin duke i kërkuar mësuesit të ndalet. 

Pas shpërndarjes së videos, policia ka ndërhyrë dhe mësuesi është shoqëruar në polici.  Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi se ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.