TIRANË - Partia Republikane e ka të garantuar përfaqësimin në nivel drejtues në të 15 bashkitë ku e djathta ka fituar në zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo është e formalizuar në një marrëveshje paraelektorale e firmosur në momentet e fundit mes PD dhe PR e cila mban datën 15 prill, vetëm një ditë përpara se sa të niste zyrtarizimi i kandidatëve të së djathtës në zgjedhje.
Në bazë të marrëveshjes Partia Republikane do të marrë nënkryetarin ose një drejtori në ato bashki që rezulton forcë e dytë e koalicionit e ku në bazë të rezultatit në 10 prej tyre rezulton e tillë ndërsa në 5 bashki, në Përmet Mallakastër, Lezhë, Dropull dhe Mat PR nuk është forcë e dytë politike e së djathtës.
Në bazë të kësaj marrëveshje zgjedhore, PR do të ketë të paktën një administrator në bashkitë fituese e do të emërohet në zonën ku PR ka marrë më shumë vota. Po ashtu marrëveshja konkretizon se në rastet kur këshilli ka shumicë të djathtën, që në fakt rezulton vetëm në Shkodër, kryetari ose sekretari i Këshillit propozohet nga PR.
Në kushtet e një marrëveshje konkrete kryerepublikani Fatmir Mediu thotë se përfaqësimi i PR në pushtetin lokal është i qartë.
“Ndarja padyshim do të jetë në bazë të kontributeve të gjithë subjekteve politike qoftë në nivelin e drejtimit po ta konisderojë politika administrative të bashkive në nivelin e ndarjes administrative në bazë të ish komunave. Ka një grup pranë Partisë Republikane që po merret me këtë çështje ashtu si dhe gjithë kryetarët e degeve të Partisë Republikane janë në komunikim me kryetarët e bashkive edhe me strukturat e Partisë Demokratike që unë ju thashë që është nënshkruar para zgjedhjeve. Çdo gjë që është brenda marrëveshjes besoj që duhet rrespektuar nga Partia Demokratike, Partia Republikane dhe nga gjithë partitë e koalicionit", u shpreh Mediu.
Kështu në bazë të përllogaritjeve në të paktën 10 bashki PR do të ketë nënkryetarin e bashkisë ose një drejtor apo shef sektori, e po ashtu do të ketë të paktën 15 administratorë të pushtetit lokal, si edhe sekretarin e këshillit bashkiak në bashkinë e Shkodrës.
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Qarkullimi në disa zona ndërpritet
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51