Ndarja e re territoriale, PD
ndryshon kryetarët, do jenë 61 degë

Ndarja e re territoriale, PD<br />ndryshon kryetarët, do jenë 61 degë
TIRANE- Struktura organizative e PD-së pritet të ndryshojë sërish. Ndarja e re territoriale imponon ristrukturim të Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga selia blu, pritet që të shtohen degë të reja të kësaj partie, nga 53 që janë aktualisht, të bëhen 61, aq sa bashki ka harta e re territoriale. Ky proces do të bëhet së bashku me procesin e analizës që nis në shtator për rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Ende nuk është e qartë formula e plotësimit të këtyre degëve me kryetarë, sekretarë e kryesi.

Nisur nga praktika e mëparshme e PD-së, e cila zhvilloi një konventë kombëtare zgjedhore, mendohet se kjo do të jetë forma e zgjedhur edhe në këtë rast. Ajo që është akoma më e paqartë, por që pritet të sqarohet gjatë procesit të analizës, është fati i kryetarëve aktualë të degëve të PD-së, të cilët humbën thellë në këto zgjedhje. Vendimi i takon lidershipit të Partisë Demokratike, i cili pas analizës, do të duhet të vendosë se cili do të jetë ekipi me të cilin do të niset për betejën e zgjedhjet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)