“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse të qytetarëve të zakonshëm këtu në Facebook, ato të homologëve të vendeve aleate dhe atyre partnere, deputetëve, ambasadorëve, atasheve të mbrojtjes, e shumë e shumë miqve të shqiptarëve, kanë qenë vërtet inkurajuese”, shkruan Kodheli sot në rrjetin social Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kodheli i dërguar presidentit Bujar Nishani edhe një kërkesë për dekorimin e pilotëve të ndierë Floran Delia dhe Donald Hoxha.
Delia dhe Hoxha humbën jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin udhëtonin u rrëzua në liqenin e Shkodrës.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
