1765576393_elisabetakati1.gif

Elizabeta Katiaj

Ndarja e parakohshme nga jeta e Elizabeta Katiaj, drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, ka pasuar me regimin e disa qeveritarëve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cilësoi humbjen si të thellë, duke vlerësuar kontributin e çmuar të saj në shërbim të diasporës shqiptare, zhvillimit të biznesit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse, si dhe përkushtimin e saj të veçantë ndaj grave shqiptare kudo në botë.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Elizabeta Katiaj.

Elizabeta u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke lënë pas një kontribut të çmuar në shërbim të diasporës shqiptare, zhvillimit të biznesit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse.

Si grua që besonte thellësisht në fuqinë e grave dhe si bashkëpunëtore e saj, pata mundësinë të njoh nga afër përkushtimin, forcën dhe profesionalizmin me të cilat shërbeu diasporës shqiptare dhe, veçanërisht, fuqizimit të grave shqiptare kudo në botë.

Kontributi i saj do të mbetet frymëzues për të gjitha ne që besojmë në rolin e grave në zhvillim, sipërmarrje dhe bashkëpunim.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë në këtë moment dhimbjeje të thellë.

U prehsh në paqe",- shkruan Ibrahimaj.

Edhe ministri i Turizmit dhe Kultirës, Blendi Gonxhe shprehu ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta, në moshë të re, të nënkryetares së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, duke theksuar se kontributi, energjia dhe përkushtimi i Elizabeta Katiaj do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

"I rëndë lajmi për ndarjen tragjikisht nga jeta, në moshë të re, të Elizabeta Katiaj, nënkryetares së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Kontributi, përkushtimi dhe energjia që ajo dha, do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje. Lamtumirë, Elizabeta",- shkruan Gonxhe.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren - Suharekë! Ndërrojnë jetë 2 shqiptare, emra të njohur në fushën e biznesit!(EMRAT+VIDEO)