Ndarja nga jeta e Imzot Rrok
Mirditës, Meta:Humbje e madhe

Ndarja nga jeta e Imzot Rrok<br />Mirditës, Meta:Humbje e madhe
Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të  Imzot Rrok Mirditës, gjithë komunitetit katolik, duke theksuar se ai do të mbahet mend dhe do të dnerohet si një nga pionierët e rikthimit të besimit hyjnor dhe ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri.

Në mesazhin përcjellë nga Meta ai shton se jeta e Imzot Rrok Mirditës është një shembull i përkushtimit ndaj njerëzve, symbol i solidaritetit dhe sakrificës.
Meta ka shtuar se, ikja e Imzot Rrok Mirditës ëhstë një humbje e madhe. Iku duke marrë lamtumirën e të gjithëve por duke lënë pas një kujtesë të madhe.


Ja mesazhi ngushëllues i Kryeparlamentarit Meta
 
“Imzot Rrok Mirdita do të mbahet mend dhe nderohet si një ndër pionerët e rikthimit tek besimi hyjnor dhe ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri, pas errësirës së gjatë shpirtërore të regjimit komunist, i cili u mohoi shqiptarëve edhe të drejtën e besimit.

Jeta dhe vepra e Imzot Rrok Mirditës është një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve dhe veçanërisht më të pamundurve, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore.

Imzot Rrok Mirdita është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve.

E gjithë periudha e pasviteve 90-të dhe kalvari i mundimshëm i vendit drejt lirisë, demokracisë dhe një jete më të mirë për popullin shqiptar, ka pasur vëmendjen e thellë, dëshminë e mençur dhe fjalën e urtë të Imzot Rrok Mirditës, njeriut me petkun fisnik të fesë, që e bënte edhe më të mirë të gjithë këtë vend.

Ikja e Imzot Rrok Mirditës është një humbje e madhe për gjithë ata që e kanë njohur, për gjithë ata që Ai njohu gjatë jetës së tij të përkorë dhe një humbje për të gjithë ata që do t’u mungojë fizikisht ky Pionier i madh i Rilindjes së Besimit në Shqipëri dhe vetë Rilindjes së një Shqipërie ndryshe. Një Shqipërie që kërkon të bëhet dhe do të bëhet edhe më e mirë.

Siç lutej dhe siç uronte Njeriu Fisnik Imzot Rrok Mirdita që vendosi të ikë.

Iku duke marrë lamtumirën e të gjithëve duke lënë pas kujtimin e madh të mendimtarit, këshilluesit dhe drejtuesit moral të bashkësisë katolike në Shqipëri".


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City