Ndarja nga jeta e peshëngritësit Ferit Berberi, Meta: Trishtuese, personalitet dhe legjendë e jashtëzakonshme

Ndarja nga jeta e peshëngritësit Ferit Berberi, Meta: Trishtuese, personalitet dhe legjendë e jashtëzakonshme

1639480172_2676820514529079228711152278795507680203750n.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të ikonës së sportit dhe peshëngritjes, Ferid Berberi. Meta shprehet se ai ishte një personalitet dhe një legjendë e jashtëzakonshme e kësaj disipline. Ndër të tjera Presidenti shkruan se Berberi e tërhoqi në magjinë e peshëngritjes, e edukoi me shumë pasion me vlerat më të mira sportive.

“Me shumë trishtim dhe dhembje mësova sot për ndarjen nga jeta të Profesorit tim të dashur, Ferid Berberi, një nga kampionët më jetëgjatë në historinë e sportit tonë për më shumë se katër dekada, ish-trajnerit të madh të peshëngritjes të Ekipit Kombëtar dhe Dinamos. Në rininë e tij ai jo vetëm shkëlqeu si kampion dhe rekordmen, por prodhoi edhe shumë kampionë e rekordmenë, ikona të peshëngritjes tonë, që shkëlqyen edhe në nivel europian e botëror si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe Ardian Kokonozi.

Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme. Ai futi metodat më bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe komunitetit sportiv të peshëngritësve, që humbën sot një personalitet dhe një legjendë të jashtëzakonshme të kësaj disipline. Kujtimet me Profesor Feridin për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, do t’i ruaj përherë të gjalla si atëherë. Lamtumirë Kampion! Të prehesh në paqen e merituar!”-shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Shuhet ikona e sportit dhe peshëngritjes shqiptare, Ferit Berberi, 'Mjeshtër i Madh'


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës