Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja.
“Iku një emblemë e kinematografisë dhe artit shqiptar, që krijoi për të gjithë ne figura vetëmohuese. Rikard Ljarja është pjesë e vetëdijes artistike të kombit. Ne jemi rritur me personazhet e Ljarjes midis nesh. Ai ka frymëzuar e do të frymëzojë brezat me jetën dhe me personazhet e tij. Me veprën e vet, Rikard Ljarja na la kumtin se madhështia krijohet prej thjeshtësisë dhe përsosmëria prej përkushtimit. Peng për të gjithë ne që nuk e përcjellim siç e meritonte.”, shkruan Ruçi.
Lajmi kryesor: