Gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka ndarë një postim si një homazh për ndarjen nga jeta një ditë më parë të Skënder Halucit, ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës.
Në rrëfim, Çela thotë se në vitet e diktaturës, Skënder Haluci u arrestua në Tropojë me akuzën se donte të vriste presidentin e kohës, Ramiz Alinë. Më pas, dënimi me pushkatim iu fal duke e lënë për 25 vjet burg.
Gjatë kësaj kohe, i ati i ndërroi jetë në moshëm 46-vjeçare. Kur Haluci doli nga burgu dhe u bë gjyqtar, në vitin 1997 ishte gjyqi i Ramiz Alisë që përfundoi pikërisht në dorën e tij. Në këtë pikë, Haluci u spraps për të mos qenë ai gjykatësi i njeriut që i fali jetën.
Postimi i plotë:
-Sot ndërroi jetë Skënder Haluca. Vite më parë kam botuar një ese. Ishte mik i mirë-
Viti 1983.
Në Tropojë u arrestua Skënder Haluca. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.
Gjyq. Vendimi?
Pushkatim.
Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia...
Erdhi “fermani”: Falje.
Dënim. 25 vjet burg!
Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: - 46 vjeç.
Skënder Halucka doli nga burgu.
U bë gjyqtar.
Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq.
U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.
...Dha dorëheqje.
-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!, Tha Skënderi.
Skënder Haluci u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare, teksa ndodhej me pushime me familjen në bjeshkët e Tropojës.












Komente
Komento