TIRANE- Ligji për ndarjen e re territoriale në vend pritet që të dorëzohet brenda muajt dhjetor në Kuvend. Këtë lajm e ka konfirmuar dje ministri Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, i cili bëri të ditur edhe kriteret bazë që do të përdoren për ndarjen e re territoriale. Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ai sqaroi edhe hapat që ka bërë kjo ministri, e cila deri më tani ka realizuar dy takime me përfaqësuesit e shoqatave të bashkive dhe komunave, ku në bazë të diskutimeve janë përgatitur dhe kriteret e ndarjes së re territoriale, që pritet të dorëzohet shumë shpejt në Kuvend.
“Sa i takon kësaj çështje, kemi organizuar një konferencë gjatë muajit tetor për të diskutuar mbi problematika e reformës territoriale. Një nga konkluzionet ishte që Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë administrative territoriale. Për zbatimin e kësaj, kemi ngritur grupe pune, të cilat po analizojnë problematikën dhe duke u bazuar në praktikat më të mira europiane brenda dhjetorit do të paraqesim në parlament ligjin i cili do të përcaktojë kriteret mbi ku do bazohet ndarja e re territoriale”, deklaroi Çuçi. Ndërkaq ai zbardhi dhe kriteret mbi bazën e të cilave do të organizohet reforma administrative. Sipas tij, baza kryesore do të jetë numri i popullsisë që do të ketë çdo komunë dhe bashki dhe jo sipërfaqja. Sipas ministrit kjo reformë pritet që të përfundojë deri në muajin gusht të vitit që vjen.
Lejet e ndërtimit dhe taksat
Shqetësimi që ngriti opozita ishte pikërisht te komptencat e vendorëve dhe pushtetiut qëndror në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit si dhe me mbledhjen e taksave vendore. Sipas tij qeveria me tre vendimet e para që ka miratuar në KKT ka prekur pavarësinë e vendorëve, duke bllokuar kështu edhe procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.
“Qeveria Rama ka marrë vendimet nr.1 dhe nr.3 të tetorit 2013 në KKT për të bllokuar dhënien e lejeve të ndërtimit në një numër organesh të qeverisjes vendore qoftë edhe në Tiranë në zona të caktuara apo dhe jashtë saj dhe gjithë bregdetit të Shqipërisë. Ju si ministër çfarë roli keni pasur në këtë vendimmarrje, kush ka qenë analiza dhe me kë jeni konsultuar për këtë çështje? Çfarë roli ka cënimi i autonimosë vendore në marrjen e statusit sipas progres-raportit. Mendoni se duke bllokuar procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, kjo do të rritë presionin e ndikimit të bizneseve të ndërtimit, do të çojë kjo edhe në rritje të korrupsionit?”, ngriti si shqetëesim nënkryetai i komisionit, Oerd Bylykbashi.
Diskutimet:
Bylybkashi: Qeveria Rama ka marrë vendimet nr.1 dhe nr.3 të tetorit 2013 në KKT për të bllokuar dhënien e lejeve të ndërtimit në një numër organesh të qeverisjes vendore qoftë edhe në Tiranë në zona të caktuara apo dhe jashtë saj dhe gjithë bregdetit të Shqipërisë. Ju si ministër çfarë roli keni pasur në këtë vendimmarrje, kush ka qenë analiza dhe me kë jeni konsultuar për këtë çështje? Çfarë roli ka cënimi i autonimosë vendore në marrjen e statusit sipas progres-raportit. Mendoni se duke bllokuar procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, kjo do të rritë presionin e ndikimit të bizneseve të ndërtimit, do të çojë kjo edhe në rritje të korrupsionit?
Çuçi: Nuk është në mandatin tim për të dhënë përgjigje të drejtëpërdrejta çështjeve që lidhen me veprime që janë ndërmarrë në sektorin e planifikimit urban. Ministri i shtetit nuk ka kompetenca ekzekutive.
Xhafa: Ju shkon edhe ju për shtat si opozitë, ju keni kërkuar një mocion për deba,t kjo do t`iu ndihmojë për debatin dhe për rezolutën përfundimtare që do pasqyrojmë.
Halimi: Pyetjet që do të bëjmë kanë të bëjnë me kritikat që ju mbuloni nën umbrellën e qeverisë, nëse janë apo jo pjesë e progres raportit. Ju jeni ministri përgjegjës për të mbuluar atë që ju lë progres-raporti. Progres-raporti thotë që ju duhet të konsultoheni me shoqatatat e vendorëve. Ju se keni bërë këtë në vendimet që keni marrë. Politikat që po ndjek ministria juaj janë në të njëtën frymë me atë që kërkon progres raporti apo jo?
Fino: Ky progres raport pasqyron më së shumti punën e bërë nga qeveria Berisha. Për ju paradoksi më i madh është kur bëjnë pyetje ish-ministrat. Por unë jam një ish- ministër i vjetër dhe me eksperiencë dhe do bëj pyetje për pushtettin vendor që më dhemb më shumë, por që duhet tu dhëmb edhe këtyre shumë. Edhe në progres raportin e 2012, 2013 gjithmonë ka patur rekomandim për të bërë këtë reformë të ndarjes territoriale, ç`mund të na thuash diçka më tepër? Pyetja tjetër ka të bëjë me nevojën e koordinimit mes pushtetit vendor dhe qendor edhe pse ata mund të jenë në luftë për marrje kompetencash. Çfarë do bëni ju si ministër që e keni për detyrë bashkë me kryeministrin për të patur një koordinimin me bashkitë dhe komunat?
Çuçi: Jemi në përfundim të përcaktimit të kritereve dhe metodologjisë që do ndiqet për reformëen territoriale. Brenda dhjetorit ne do ta sjellim në formë ligji këto kritere. Harta e re do të jetë një produkt i Parlamentit me konsensus politik. Si afat është menduar që reforma të mbyllet brenda gushtit të vitit tjetër sepse jemi të kushtëzuar për zgjedhjet e ardhshme që të brenda gjashtë muajve para tyre të mos kemi ndryshim kufijsh. Për kriteret që po përpunohen është ngritur një grup pune ku pjesë janë edhe kryetarët e shoqatave të pushtetit vendor. Jemi mbledhur dy herë deri tani. Nuk themi që taksat e qeverisjes vendore do ti shkojnë qeverisjes qendrore. Mbledhja do bëhet nga një organ dhe ato kalojnë në njësitë e qeverisjes vendore. Kjo taksë do të ndahet në përqindje të caktuara ku një pjesë do ti shkojë pushtetit vendor dhe një pjesë pushtetit qëndror.
Fufi: Sa do të jetë numri i popullsisë që do të kenë bashkitë dhe komunat? Sa sipërfaqe do të ketë një bashki, komunë?
Çuçi: Të gjithë reformat strukturore territoriale, kriter kanë pasur përafërsisht numrin e popullisë dhe jo sipërfaqen, në ligjin që do vij do të ketë edde një kriter sesa sa do të jetë popullsia për njësitë vendore. Me jo më pak se 20 mijë banorë s`do ketë më komuna.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com