Ndërhyri për të shuar sherrin me punonjësit e AKU-së, babë e bir godasin policin në Mallakastër

Ndërhyri për të shuar sherrin me punonjësit e AKU-së, babë e bir godasin policin në Mallakastër

Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Babë e bir kanë goditur me grushte punonjësin e Policisë në Mallakastër. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi AKU ka shkuar për kontroll në dyqanin në pronësi të 56-vjeçarit, i identifikuar si Besnik Malkaj. 56-vjeçari së bashku me djalin e tij kanë debatuar me punonjësit e AKU-së.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më pas janë paraqitur edhe forcat e Policisë për ndihmë të punonjësve të AKU-së, por në atë moment është tensionuar situata.

Besnik Malkaj së bashku me djalin e tij kanë goditur me grushte punonjësin e Policisë dhe për pasoj 56-vjeçari ka rënë në pranga dhe djali i tij është shpallur në kërkim.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së”, njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë