Operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Berzane pranë Urës së Zogut në Lezhë, përfundoi me sukses duke bërë të mundur shuarjen  e flakëve.

Ndërkohë, trupat tokësore, po bëjnë ‘krehjen’ e vatrës së zjarrit të fikur. Gjatë operacionit morën pjesë edhe dy zjarrfikëse , 60 ushtarë si dhe personeli i emergjencave civile te Bashkisë së Lezhës .


Lajmi kryesor:

Pas ndërhyrjes nga ajri, shuhet zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë! Izolohen plotësisht flakët në Balldre dhe Orosh