Ndërhyrja në rrjet, Rama: E lan me 40 minuta, tani Lazarati 24 orë ujë të pijshëm

Ndërhyrja në rrjet, Rama: E lan me 40 minuta, tani Lazarati 24 orë ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama thotë se në Lazarat janë shtruar mbi 40 km rrjet i ri duke bërë të mundur depozitimin me ujë të pijshëm për 24 orë.

Përtej kësaj Rama heq edhe një paralelizëm me Partinë Demokratike, duke thën se PS në 7 vite po punon papushim për të ndrequr vendin, ndërsa ata kanë qëndruar 7 vjet rrugëve vetëm për të prishur.

"Dakord të gjitha, po si mund të flasin akoma dhe të kërkojnë "nënë e babë" nga ne kur i thonë llafit, kur edhe Lazaratin e lanë me 40 minuta ujë në ditë për një çerek shekulli! Tani patjetër, nuk them fare se kjo është një mrekulli, po si mund të mos jetë të paktën një arsye e qartë për ta bërë dallimin, si dita me natën, mes nesh që na e lanë Shqipërinë një rrumpallë copash e çikash dhe sot e kemi vënë në shinat e progresit të qëndrueshëm, hap pas hapi e me njëmijë vështirësi natyrisht, e atyre që s'kanë ndryshuar as qime, jo më zakon dhe kanë kurajon të kërkojnë të kthehen në krye, kur ne 7 vjet në punë papushim për të ndrequr, ndërsa ata 7 vjet rrugëve pa asnjë reflektim, vetëm për të prishur!

Lazarati me mbi 40 km rrjet të ri dhe 24 orë ujë të pijshëm së shpejti është një pasqyrë e dobishme për këdo që ka sy dhe do të shohë, faktet e pamjet flasin vetë..."-shkruan Rama.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 22/08/2020 19:05

    Po tiranen pse nuk e ben me uje 24 ore,,apo s'te del 8 vjet do 28 vjet.....me gjeni nje kryeqytet ne europe pa uje si ne.......

    Përgjigju
  • Bravo: 20/08/2020 18:55

    O o o o ,sa bukur tashi per parcelat qe do mbillen uji vu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri