Remont në rrjet, pa energji disa zonë në Durrës dhe Shijak

Remont në rrjet, pa energji disa zonë në Durrës dhe Shijak

Për shkak të një ndërhyrje nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ditën e martë në Shijak dhe Durrës do të mbesin pa energji disa zonë.

"Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj  në SCADA në NST  Rrashbull. Këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve. Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST,"-thuhet në njoftim.

Remonti do të kryhet në intervalin kohor 06:00-14:00 dhe pa energji dhe zonat që do të mbesin pa energji janë: Shijak, Breg Lumi,  Ferme Sukth,, "4 Rrugët", bizneset gjate autostradës Maminas - Shijak,  Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë