Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Joe
Biden i kërkon Trump të rritet

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, Joe<br />Biden i kërkon Trump të rritet
Zvpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i kërkon presidentit Trump që të rritet duke kritikuar sulmet e tij ndaj agjensive të inteligjencës të cilat akuzojnë Rusinë se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit

Këtë të premte,Trump do të informohet për dyshimet se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane, akuza mbi të cilat miliarderi ka hedhur mjaft dyshime.
 
Sipas Biden fakti që manjati nuk ka besim në agjensitë e inteligjencës është një gjest absolutisht i pa mend

“Të përkrahësh idenë se di  më shumë se shërbimet e inteligjencës është njësoj sikur të thuash se e di fizikën më mirë se mësuesi yt: Nuk e lexova librin, Thjesht e di edhe pa lexuar, rritu Donald, është koha të jesh një i rritur, ti je president. Është koha të bësh dicka. Na trego sa vlen” u shpreh Joe Biden në një intervistë për median amerikane PBS

Ndërkohë kujtojmë që Rusia i ka mohuar gjithnjë akuzat për ndërhyrje në serverat e demokratëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf