Ndërhyrja ruse në zgjedhje, miku i Trump: Do të dëshmoj me ndershmëri

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, miku i Trump: Do të dëshmoj me ndershmëri

Roger Stone

Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të dielën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan. Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta "përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime". Ai shtoi: "Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri".

66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë një bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, "Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t'i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht". Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: "Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij".

Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, "gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë ". Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump. "Gjithçka që bëra ... është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika," tha Stone.

Zoti Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë - ish-kryetari i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen - janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme. Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës. Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, "Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve!/ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë