Një ndërhyrje e rrallë është bërë në spitalin e Elbasanit. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se mjeku Gjinekolog, Besnik Tollumbi dhe kirurgu Alban Hoxha  edhe pse i dalë në pension ia kanë dalë të kryejnë një ndërhyrje tek një paciente e cila mbante në trup një fibromë e cila peshonte 12 kg.

Kjo ndërhyrje e ndërlikuar dhe e rrezikshme fatmirësisht ka përfunduar me sukses, falë punës së mirë të kryer nga stafi i spitalit të Elbasanit. Ndërhyrja ka zgjatur 4 orë dhe tëmthi kishte 2 gurë si dhe plastikë të kërthizës nga dhjami. Ndërkohë me anë të një statusi në rrjetet sociale kirurgu Besnik Tollumbi ka bërë publike edhe pamjet nga brenda sallës së operacionit teksa punonin me pacienten.

Foto nga operacioni