Ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA: Rusia, Irani kanë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë

Ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA: Rusia, Irani kanë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë

Foto ilustruese

Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë rënë pre e sulmeve të jashtme, të iniciuara nga Irani  dhe Rusia. Zyrtarë të inteligjencës amerikane shprehen se Irani ka dërguar mesazhe kërcënuese që synojnë të frikësojnë votuesit amerikanë dhe të shkaktojnë trazira. Teherani dhe Moska thuhet se kanë marrë të dhëna për regjistrimin e votuesve me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA.

"Të dhënat mund të përdoren nga aktorë të huaj për t’u përpjekur të japin informacione false për votuesit e regjistruar. Ata shpresojnë të shkaktojnë konfuzion, kaos dhe të minojnë besimin në demokracinë amerikane. Për këtë qëllim, ne tashmë kemi verifikuar Iranin që dërgon e-mail të falsifikuar për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump”, është shprehur John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit.

Zyrtarët kanë nisur të deklarojnë dhe të sigurojnë votuesit se sistemi zgjedhor në SHBA mbetet i sigurt.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kishin deklaruar më parë se hakerat e mbështetur nga Kremlini kishin synuar të minojnë garën presidenciale të Hillary Clinton 2016, me sulme kibernetike dhe lajme të rreme të shpërndara në mediat sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës