Banorët e zonës së Dajtit në kryeqytet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.
Vetëm në zonën e Kodër Linzës, aktualisht janë bërë 12 ndërhyrje të paligjshme në linjën që furnizon depon e Lazaretit, njofton UKT, që ka nisur aksionin kundër lidhjeve të paligjshme, pikërisht në këtë zonë.
“E njëjta punë do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative ku ka ndërhyrje të paligjshme në rrjet. Pas aksionit në zonën e Dajtit, UKT do të vijojë me evidentimin e problemeve në Kashar”, bën me dije ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, që njofton se ka nisur aksionin pas denoncimeve të shumta të banorëve.
Redaskia online
(s.m/m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com