Nderimi/ Një park në Torino
do të marrë emrin “Nënë Tereza”

Nderimi/ Një park në Torino<br />do të marrë emrin “Nënë Tereza”
TIRANE- Në vigjiljen e festës së të lumes Nënë Tereza, më 4 shtator 2015, do të bëhet përurimi i një parku me emrin “Nënë Tereza” në Torino. Ky lajmërim vjen nga kryebashkiaku i Torinos, Piero Fassino, dhe nënkryetari i Këshillit Komunal, Silvio Magliano. Përmes një ftese të këtyre ditëve që ata kanë bërë për qytetarët e Torinos dhe rrethinave, mësojmë se përurimi kremtues do të bëhet në sheshin Vercelli nr. 10-14. Ceremonia do të mbahet pranë lokaleve “Circoscrizione 7”, në Corso Vercelli nr. 15. në orën 11.00 paradite.

Në vendimin për përurimin e sheshishit shkruhet edhe motivi bazë i këtij projekti: Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, lindi në një familje shqiptare, ku që nga fëmijëria, mori një edukim të thellë katolik…

Janë të shumta nderimet dhe shpërblimet që mori ajo, nga ai indian Padmashari i vitit 1962, deri te shpërblimi më i njohur Nobel për Paqe në vitin 1979, duke nderuar kështu veprën e saj. E tërë jeta dhe vepra e Nënë Terezës japin dëshmi të dashurisë, të madhështisë dhe dinjitetit të qenies njerëzore, të vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri dhe me dashuri.

Gjatë viteve të fundit të jetës tokësore, edhe pse kishte shumë vështirësi shëndetësore, ajo vazhdoi udhëheqjen e Kongregatës “Misionaret e Dashurisë” për t’iu përgjigjur nevojave të të varfërve dhe të Kishës. Më 5 shtator 1997 jeta e saj tokësore kishte përfunduar, duke lënë një testament të fesë së pathyeshme, të shpresës së pamposhtme dhe të dashurisë së jashtëzakonshme. Në vitin 2003 Papa Gjon Pali II shpalli Lumturimin e saj.”

Emri i këtij parku, që është propozuar nga Shoqata “Nënë Tereza”, Art@mia dhe Infinita Mondi Onlus, së bashku me një rrjet të organizatave italo-shqiptare, tregon mënyrën më të mirë të sensibilizimit rreth figurës së Nënë Terezës.

Shqiptarët e Torinos në bashkëpunim me banortë e e Komunës së Torinos janë bashkuar në këtë projekt për kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e së Lumes Nënës Terezë. Duke i vënë emrin “Nënë Tereza parkut të Torinos, ajo do të kujtohet më shpesh si model i shpresës dhe flijimit për zhvillimin e kulturës së jetës dhe të dashurisë. Nënë Tereza vlerësohet si mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Dashurinë që kishte për Zotin ajo ia transmetonte njerëzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës