'Ndërkombëtarët' e Ylljet Aliçkës edhe në italisht

'Ndërkombëtarët' e Ylljet Aliçkës edhe në italisht

Shkrimtari Ylljet Aliçka

Libri “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” i Ylljet Aliçkës blasfemon arrogancën elitare të një pjese të opinionit ndërkombëtar. Por tanimë vlerësimi për transmetimin e frymës kritike që përcillet nëpërmjet tij ndaj kulturës së nënshtrimit, ende dhe sot, pas 12 vitesh nga dita e botimit ka bërë që libri të përkthehet edhe në italisht.

Përkthimi është realizuar nga Elio Miracco dhe Amik Kasoruho. Vet autori ka veçuar tri elementë për të perceptuar një vend; 1) si na perceptojnë të huajt, me çfarë këndvështrimi dhe qasje; 2) si e perceptojmë ne veten dhe 3) si jemi realisht.

Qëndrimi i Aliçkës në këtë libër vjen pas një përvoje personale në rrethe dhe zyra ndërkombëtarësh, si drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve (1992-’97) dhe përgjegjës për informacionin dhe komunikimin pranë Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë deri në vitin 2007, ku u emërua ambasador i Shqipërisë në Francë dhe UNESCO.

Është autori i vëllimeve me tregime “Kompromisi”, “Parullat me gur” dhe i skenarëve filmikë “Parullat” dhe “Kronikë e një province”.

Kopertina e librit 'Rrëfenjë me ndërkombëtarë' në Itali

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren