Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM Jacobs 'rezerva' për pasurinë dhe aftësitë profesionale: Nuk keni hetuar, ky është turp

TIRANË-Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e vettingut. Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë, kur rroga i rritej vit pas viti, por deklarimet kishin qenë të njëjta, madje pas 2016-ës sipas Jacobs, kanë qenë pothuajse zero. Jacobs u tregua i ashpër edhe për aftësitë profesionale dhe pushimit të çështjeve që sipas tij Hajdarmataj kishte bërë.

"Nga fillimi i karrierës në 1997 deri në 2016 keni deklaruar të njëjtat kursime, pavarësisht se rroga juaj rritej, me një vlerë totale 7 milion lekë. Nga 2016 deri tani keni deklaruar pak ose thuajse aspak kursime, me një pagë shumë më të lartë se më përpara. Çfarë keni blerë që e keni fshehur gjatë kësaj periudhe? Ndërsa për aftësitë profesionale, ju gjeni gjithmonë një justifikim, dhe doni ta kaloni topin diku tjetër, por kjo nuk është lojë, janë qindra kg drogë në mes dhe duhet të hetoni, që t'i gjeni provat. Kjo është për të ardhur turp, në çdo vend të Europës do të hetohej dhe punohej më shumë dhe nuk do kaloj topi diku tjetër", ka thënë Theo Jacobs.

Seanca për prokurorin dhe ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, dy ditë më parë u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili kërkoi shtyrje të seancës për shkaqe shëndetësore. Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cënueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Institucioni i Komisionerit Publik, me përfaqësues komisionerin Dariel Sina, u qëndron të gjitha parashtrimeve të deklaruara, pavarësisht sjelljes së provave dhe argumenteve të prokurorit Hajdarmataj.

Pranë Komisionit dhe ONM-së, janë depozituar disa denoncime nga publiku kundrejt subjektit të rivlerësimit, në të cilat, ndër të tjera, referohen pesë çështje penale, të hetuara respektivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokuroria e Kurbinit/Laç dhe ajo e Durrësit, në kohën kur në drejtimin e tyre ishte Besim Hajdarmataj. Nga hetimi administrativ i Komisionit ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, herë në cilësinë e prokurorit të çështjes dhe herë si drejtues i Prokurorisë, duket se nuk ka ushtruar si duhet detyrat e tij funksionale, e për pasojë, Komisioni i ka kaluar barrën e provës subjektit të rivlerësimit, dhe në përfundim, për çështjen me numër 129/2010 ka vendosur ta transferojë për inspektim pranë organit kompetent. Për çështjen e transferuar të vitit 2010, regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në të cilën subjekti ka pasur rolin e drejtuesit dhe të prokurorit të ngarkuar me hetimin e çështjes. Në denoncimin e paraqitur, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka miqësi me një shtetas me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale, duke udhëtuar shpesh së bashku jashtë shtetit nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Nisur nga të këto të dhëna, me kërkesë të Komisionit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin ka vënë në dispozicion një kopje të fashikullit të këtij procedimi penal. Në 2011-ën ka vendosur pushimin e procedimit penal duke arsyetuar se: “... jemi përpara rasteve të pushimit të çështjes, pasi ka dyshime në ekzistencën e faktit, nuk provohet ekzistenca e faktit, i cili përbën vepër penale. Në Kodin e Procedurës Penale, parashikohet se ekzistenca e faktit është kusht për fillimin apo vazhdimin e procedimit penal. Në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund  të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”.

Lidhur me pasuritë e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit në Deklaratën “Vetting”, pasuri të luajtshme në formën e depozitave bankare dhe kursimeve të poseduara, nga analiza financiare e kryer për periudhën 2003-2016, Komisionit i ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht për vitet 2010-2013, me një diferencë negative prej – 980.888 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, diferencë për të cilën Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës.

Në lidhje me pyetjet e Jacobs, Hajdarmataj dhe mbrojtësja e tij kërkuan shtyrjen e seancës për të dëgjuar edhe njëherë në audio materialin, në mënyrë që të përgatiten për të dhënë përgjigje. Hajdarmataj paraqiti disa prova të reja, të cilat pranohen nga trupi gjykues. KPA shtyn seancën për në datën 13 korrik, në orën 08:30, për të mundësuar përgatitjen e prokurorit.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 08/07/2021 22:46

    Hiqeni kete kamikazin e korruptuar te partise nga drejtesia, eshte nje turp qe ai te kaloje vettingun.

    Përgjigju
  • fiks: 08/07/2021 20:12

    Ti mire e ke Theo, po ketu e mendojne me kut tjeter gjene. nuk hetuan se e dine qe do gjejne xhevahire ky eshte njesoj si shoket e tij qe ngarkuan e iken, po kujt i thua. eshte shume mire qe nuk kemi te bejme me fytyra te till nga te cilat vjen vetem vdekja

    Përgjigju
  • LORA: 08/07/2021 18:02

    Faleminderit Theo Jacobs.

    Përgjigju
  • Hasani: 08/07/2021 15:22

    Aty qendro Teo tek udhetimet dhe timsat ne usa ky bashkjetuesja elona shehu dhe femiu i lindur ne usa shtepite ku bashkjetojne te kodra e diellit e verdalle makinat e blera te te jemes arte dhe elones me ca paresh dhe luksin! Adn prove e forte ky mund te kete fshehur dhe nje pallat ne emer te dikujt tjeter sic ka bere dhe me femijet pa iu dhene atesine ca do t thote kjo qe i hedh hi syve drejtesise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim