Ndërkombëtarët marrin opozitën
prej dore për ta rikthyer në Kuvend

Ndërkombëtarët marrin opozitën<br />prej dore për ta rikthyer në Kuvend
TIRANË - Ndërkombëtarët dhe qeveria thuajse kanë arritur një marrëveshje për të rikthyer opozitën në Kuvend. Ashtu siç kishin pretenduar edhe përfaqësuesit e opozitës, ndërkombëtarët dhe më konkretisht drejtuesit e Parlamentit Europian do të jenë në krye të negociatave për tu kthyer sërish pas 5 mujash në jetën parlamentare.
 
Një draft me 5 pika i është paraqitur vetë kryeministrit Edi Rama për miratim dhe duket se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët dhe mbase në seancën e fundit për këtë vit në 18 dhjetor, opozita mund t’i rikthehet jetës parlamentare.
 
Pika kryesore në këtë draft është përgatitja e një projektligji për dekriminalizimin e Parlamentit i cili do të paraqitet nga pakica brenda janarit, ndërkohë që kusht është votimi i tij me konsensus të plotë nga palët brenda 6-mujorit të parë të 2015.
 
 
Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein dhe ndjekësraportuesi për Shqipërinë në PPE, Eduard Kukan janë vendosur në krye të negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës politike në vend.
 
Dy eurodeputetët gëzojnë mbështetjen e dy grupimeve të mëdha politike në Parlamentin Europian, sikundër dhe të Presidentit Martin Shultz, ndaj edhe pala shqiptare nuk ka shfaqur asnjë pakënaqësi nga dy figurat e përzgjedhura. Zyrtarët e Parlamentit Europian shprehen të vendosur për t’u përfshirë në të vetmen mundësi për të ndihmuar kolegët shqiptarë për kapërcimin e situatës këtë fundvit, pra rikthimin e opozitës në Kuvend në 18 dhjetor.
 
Pjesëmarrja e opozitës në këtë seancë do të justifikohej edhe me faktin se gjatë saj do të jetë e ftuar nderi për shkak të një vizite dy ditore në vendin tonë presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga. Ndërkohë që edhe disa prej përfaqësuesve të koalicionit të djathtë si deputeti Shehi, apo aleatët e PDIU-së dhe PR-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e 18 dhjetorit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës