Ndërkombëtarët "pajtojnë" qeverinë
me opozitën, Kuvend deri 24 dhjeto

Ndërkombëtarët me opozitën, Kuvend deri 24 dhjeto">
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë shtyn seancën e fundit plenare për më 24 dhjetor të këtij viti. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke ndryshuar kështu datën e caktuar për seancën e fundit për këtë vit, e parashikuar më 18 dhjetor.
 
Kështu tashmë opozita do të mund të ketë një javë kohë më shumë, për të vendosur për ardhjen e saj në parlament dhe për të thyer një bojkot parlamentar që zgjat më shumë se 5 muaj. 
 
Ndërkombëtarët kërkojnë që opozita të rikthehet në Kuvend në seancën e fundit parlamentare për këtë vit, dhe ku tashmë mësohet se pozitë-opozitë janë afër një konsensusi përsa i përket kërkesës së fundit të PD-së për dekriminalizimin e Kuvendit.
 
Kjo duke u materializuar përmes një projektligji nën monitorimin ndërkombëtar dhe me nismën e opozitës, për muajt e parë të vitit të ardhshëm.
 
Burime për A1 Report mësojnë se është përpiluar nga përfaqësues të PE një draft me 5 pika, ku në rendin kryesor është kërkesa e PD për bërjen e një projektligji me propozim të tyrin brenda muajve të parë të vitit 2015, për të ndaluar futjen e personave të inkriminuar në parlament.
 
Të njëjtat burime saktësojnë se raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe ndjekës raportuesi për vendin në PPE Eduard Kukan janë dhe dy personat përgjegjës për arritjen e një mediatimi pozitiv mes PS-PD-së.
 
Para pak ditësh Kryeministri Rama vizitoi Brukselin dhe mësohet se ka rënë dakord me këtë kërkesë të opozitës. Ashtu si edhe në daljen e tij publike me Presidentin e PE-së Schultz, shefi i mazhorancës ka rikujtuar se kërkesat e opozitës për komisionet hetimore si dhe për të drejtën e replikës në aulën e parlamentit janë plotësuar, njëkohësisht se çdo kërkesë tjetër do të ketë gadishmërinë e mazhorancës.

Nga ana tjetër, lideri demokrat Lulzim Basha ende nuk ka konfirmuar pozicionin e tij përfundimtar në përkrahje të projektit, që do të sillte dhe mbylljen e kësaj marrëveshjeje, e cila u bë e mundur nga ndërkombëtarët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës