Ndërkombëtarët: Qeveria të zbatojë reformat dhe Marrëveshjen e Përzhinos

/ATSH-MIA/ - SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian, përmes ambasadorëve të tyre në Shkup shprehën zhgënjimin e tyre për bllokimin e bisedimeve dhe mosrealizimin e Marrëveshjes së Përzhinos.
Edhe pse nuk pati asnjë takim me zyrtarët qeveritarë, ambasadorët iu drejtuan mediave duke kërkuar përkushtim të veçantë nga pushteti për zbatimin e Marrëveshjes.
"I kemi bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të autorizojë ekipin e tij për të gjetur marrëveshje për çështjet e pazgjidhura të Marrëveshjes së Përzhinos, si dhe të zbatojë reformat e nevojshme të cilat do të krijojnë terrenin për zgjedhje të besueshme, të lira dhe demokratike që do të pranohen brenda dhe jashtë vendit, si dhe të japë llogari në rast shkeljesh.
Përsa i përket kësaj, presim që Prokurorit Special të votuar unanimisht nga Parlamenti, t'i sigurohen mjetet e nevojshme për të zhvilluar punën e saj të rëndësishme", deklaroi Çarls Garet, ambasador i Britanisë së Madhe.
Ambasadorët i bënë thirrje edhe LSDM-së që të vazhdojë të respektojë marrëveshjen dhe të mos publikojë bomba të tjera.
"Kemi kërkuar nga LSDM-ja që të vazhdojnë më përmbushjen e detyrimeve të tyre duke iu përmbajtur marrëveshjes politike, përfshirë këtu edhe përkushtimin për të mos publikuar më tej ndonjë material të përgjuar", tha Çarls Garet, ambasador i Britanisë së Madhe.
Mosrespektimi i marrëveshjes, sipas diplomatëve do të nxisë reagimin e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, bisedimet për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos mbeten të bllokuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin