Nënoficerët më të mirë të vitit u nderuan sot nga ministrja e Mbrojtjes në një ceremoni të veçantë që vjen si traditë në festat e fundvitit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh sot se se viti 2019 ishte një vit i spikatur për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcave të Armatosura.
“Për të respektuar traditën, përzgjodhëm nënoficerët më të mirë të vitit. Angazhimi dhe përkushtimi i çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile, na e bëri më të vështirë përzgjedhjen, por pas një procesi transparent, konkurrimi dhe vlerësimi, jam e bindur se kemi zgjedhur më të mirët”, tha Xhaçka.
Xhaçka nderoi rreshter Egnat Kulli e “Forcave Tokësore”, nëntetar Ardian Seitaj e “Komandës Mbështetëse” dhe rreshter Julian Shabane “Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ministrja u ka uruar suksese të gjithë vajzave, grave, djemve e burrave në uniformë.