Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij

Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij

Lamtumira për Franz Beckenbauer

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Superkupa e Gjermanisë do të mbaj emrin e ish-kapitenit Franz Beckenbauer. Legjenda e futbollit humbi jetën në fillim të këtij viti. Sipas tabloidit gjerman “BILD”, edicioni i radhës i këtij kompeticioni do të quhet “Kupa Franz Beckenbauer”.

Nëse informacioni i “Bild” konfirmohet, më 16 Gusht 2025 ndeshja do të zhvillohet për herë të parë me emrin “Franz Beckenbauer Cup”.

Bayern Munich njoftoi tërheqjen e fanellës me numrin 5 në homazh të ikonës së klubit, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare. I njohur si “Der Kaiser” (Perandori), Beckenbauer shkëlqeu në vitet 1960-1970 duke luajtur në mbrojtje, për të qenë protagonist në shumë gola dhe suksese në fushën e lojës.

78-vjeçari (mosha e ndarjes nga jeta) mori edhe çmime të rëndësishme individuale, ku bien në sy dy Topa të Artë, në vitin 1972 dhe 1976.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK