Nderohet Shehi, kampionët ndalen
në Vlorë, 3 dalin me kartona të kuqe

Nderohet Shehi, kampionët ndalen<br />në Vlorë, 3 dalin me kartona të kuqe
Ndeshja kryesore e javës së 8 të kampionatit shqiptar të futbollit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut përfundoi në barazim 1-1, me kampionët që ende nuk e kanë thyer tabunë e fitores në Vlorë për shumë vite. Sfida u sfumua paksa nga incidentet e regjistruara në Beograd, por 90’ dhuroi gola, spektakël dhe kartona të kuq. Ndeshja filloi me një nderin të portierit të Kombëtares, Orges Shehi nga kryebashkiaku Gjika për aktin e treguar në Beograd, në mbrojtje të flamurit. Portierit korcar i është dhuruar një fanellë me foton e Ismail Qemalit dhe një buqetë me lule nga Gjika duke ulur tensionet mes dy ekipeve që vitet e fundit kanë arritur kulmin. Pas nderimeve për heronjtë e incidenteve në Serbi ka nisur edhe sfida në praninë e shumë tifozëve në shkallët e stadiumit, ku të pranishëm ishin edhe shumë tifozë të kampionëve që kishin udhëtuar nga Korca. Ndeshja nisi e mirë për ekipin e Flamurtarit që kaloi në avantazh në minutën e 11 me Abilaliajn duke ngritur peshë stadiumin. Por avantazhi i ekipit vendas nuk zgjati shumë, pasi në të 30’ ishte mbrojtësi korcar Vangjeli që vendosi barazimin. Në këtë moment filloi edhe momenti i keq për kuqezinjtë, pasi mbeten me një lojtar më pak, pas largimit të mbrojtësit Mici me karton të kuq. Largimi i Micit detyroi teknikun Gjoka që të ndryshonte strategji duke u kthyer në mbrojtje të rezultatit, pasi ishte me një lojtar më pak. Megjithatë deri në fund nga kampionët u larguan me kartona të kuq dy lojtarë, Lilaj dhe Berisha.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme