Në datat 8 dhe 9 korrik do të ketë ndërpreje të energjisë elektrike në rajonin Fushë Krujë-Laç.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të këtyre stakimeve mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm
Ndërkaq, operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se do të stakojë energjinë elektrike në datat 8 dhe 9 korrik 2019 nga ora 09.00-17.00 për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën e tensionit 110 kV Laç 1-Skuraj.
Për këtë arsye gjatë këtyre dy ditëve nuk do të ketë energji elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, i cili furnizon me ujë qytetin e Durrësit dhe një pjesë të fshatrave.
Pa energji elektrike do të jetë edhe stacioni i pompave në Fushë Krujë, i cili furnizon me ujë të pijshëm Shijakun, Maminasin, Xhafzotaj dhe Gjepalaj.
Gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë problem në furnizimin me ujë të zonave të mësipërme. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.