Pas paralajmërimit të FBI-së për shtimin e sulmeve kibernetike, një tjetër problem teknologjik ka prekur mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara.

Disa prej shërbimeve kryesore të Apple, përfshirë App Store, iCloud, Apple Pay dhe Apple Support, kanë shfaqur probleme në funksionim.

Sipas faqes zyrtare të statusit të Apple, janë raportuar ndërprerje në App Store, Apple Music dhe AppleCare, si dhe probleme me hyrjen në llogaritë iCloud.

Ndërkohë, të dhënat e Downdetector tregojnë një rritje të raportimeve për Apple Pay dhe iCloud që prej mesditës, sipas orës lokale.

Kjo ndërprerje vjen pas problemeve të mëdha që prekën sistemet bankare amerikane më 16 nëntor, si dhe ndërprerjeve të fundit që kanë ndikuar në komunikimet ajrore dhe shërbimet e Microsoft 365.


Lajmi kryesor:

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë! Ndërprerje në shërbimet e Apple, SHBA teston edhe alarmin kombëtar të emergjencave