Këngëtari Bardhi Idrizi, i cili mbrëmjen e djeshme ndërpreu garën në “Big Brother Vip” pasi u lajmërua nga i vëllai për gjendjen jo të mirë shëndetësore të së ëmës, ka publikuar foto krah saj nga spitali.
"Prane teje ne krejte rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat per djalin qe une jom! I lumtur qe je me mire! Falenderues per krejt njerezit qe m’kan shkru per gjendjen shendetesore te nanes! Kerkoj falje per krejte ata adhurues qe u deshpruan nga dalja ime e parakohshme, por ne fund te dites shendeti i gruas me te rendesishme ne jeten time vendosi ndryshe", thotë Bardhi.
Pas Bardhit ka reaguar dhe menaxheri i tij, Jetmir Agaj.
“Famën ky e ka marr me punë me kangë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”, shkruan ai.