Duket se konfliktet nuk kanë të ndalur në futbollin turk, kësaj here trazirat vijnë në derbin Fenerbaçe- Beshiktash, ku loja është ndërprerë pas një incidenti të pazakontë.

Arbitri vendosi që të ndërpresë ndeshjen në minutën e 59 pasi trajneri i Beshiktashit pëson të çara në kokë nga sendet e forta të hedhura nga tifozët. 

Në video duket qartë tekniku Senul Gunes i cili mban kokën me dorë dhe mjekët që shkojnë për ta ndihmuar. Pas kësaj arbitri ka kërkuar ndihmën e forcave speciale që të shoqërojnë jashtë fushe lojtarët pasi situata ishte tejet e tensionuar dhe nga tifozeria po hidheshin sende të forta në drejtim të tyre. 

Ora 21:56
Ndërpritet derbi i Turqisë, tifozët i çajnë kokën trajnerit të Beshiktashit