Ndërpritet gjykimi në Vlorë
Gjika përballje me 19 dëshmi
Zyrtarizohet transferimi i dosjes “Gjika” nga Vlora në Tiranë. Vendimi për kalimin e materialit hetimor në gjykatën e Tiranës, është marrë mesditën e djeshme nga gjykata e Vlorës.
TIRANE- Zyrtarizohet transferimi i dosjes “Gjika” nga Vlora në Tiranë. Vendimi për kalimin e materialit hetimor në gjykatën e Tiranës, është marrë mesditën e djeshme nga gjykata e Vlorës, e cila pasi është njohur me vendimin e Gjykatës së Lartë ka vendosur të ndërpresë gjykimin, dhe dosjen tia kalojë gjykatës së kryeqytetit. Që prej muajit Tetor kur 8 të pandehurit janë çuar në gjykatë si të pandehur, nuk është arritur të zhvillohet asnjë seancë gjyqësore, ku në disa raste kanë munguar të pandehurit, në disa të tjera dhe vetë avokatët e tyre. Pritet që brenda muajit Janar të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj të pandehurve, ku një tjetër trup gjykues do relatojë çështjen.Gjika do të përballet me 19 dëshmitarë të prokurorisë. Vendimi për transferimin e dosjes erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë së Vlorës, depozituar në Gjykatën e Lartë.
Vendimet e falcifikuaraMbi kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika rëndon akuza e “it të dokumentave” kryer në bashkëpunim. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikoi në muajin Tetor, dy vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorë, të cilat sipas prokurorisë së Vlorës ishin falsifikuar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika dhe Drejtoresha e Planifikimit Urban Eleni Dardhaj. Bëhet fjalë për vendimet nr.1 dhe 4, të datave 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010, ku gjatë mbledhjeve janë marrë 9 vendime, por në fakt asnjë vendim për miratimin e lejës ndërtimore për subjektet private.
Të 9 vendimet bëjnë fjalë për punime publike dhe në asnjë pikë nuk tregohet për dy kompanitë ndërtuese “Deco System” sh.p.k dhe “En-Bjo Sh.p.k”, që të kenë përfituar lejë ndërtimore. Sipas hetimeve të prokurorisë, këto dy kompani janë shtuar në mënyrë të qëllimshme poshtë dy vendimeve të mësipërme nga Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj, duke miratuar lejët ndërtimore pa i kaluar për diskutim në anëtarët e Këshillit të Rregullit të Territorit të Bashkisë Vlorë.
KërcënimetVendimi për transferimin e dosjes penale nga Vlora në Tiranë, është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila argumentoi se situata aktuale në Vlorë, nuk mund të siguronte një proces të qetë dhe normal. Ndërkohë në seancat e para gjyqësore, prokurorët e kanë ndjerë veten nën presion, kjo si pasojë e grumbullimit të militantëve të Gjikës, në ambjentet e gjykatës së Vlorës.
Vlorë, 68 kallëzime kundër GjikësMomentalisht në prokurorinë e Vlorës janë rregjistruar plot 68 kallëzime penale kundër kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Këto kallëzime bëjnë fjalë për akuza si Falcifikim dokumentash, Shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Aktualisht prokuroria e Vlorës është duke kryer veprime hetimore për të zbardhur të vërtetën e këtyre kallëzimeve. Ndaj Shpëtim Gjikës prej disa kohës është ngritur zyrtarisht akuza e “Falcifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3, i cili parashikon dënimin nga një vit deri në 7 vite burg dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në 2 milion lekë.
Në Foto: Faksimile e dy vendimeve të KKRT-së Vlorë të falsifikuara Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39