Është ndërprerë prej dy ditësh procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze Sinovac në qytetin e Pogradecit, për shkak të përfundimit të dozave. Ndërsa në fshatra vijon vaksinimi me Sinovak me rezervat e mbetura, por që po ashtu janë drejt fundit.

Janë rreth 1 mijë persona që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa doza të tjera të Sinovac pritet të vijnë javën që vjen.

Ndërkohë, në Korçë, procesi i vaksinimit vijon vetëm me Pfizer, pasi po ashtu mungojnë vaksinat kineze. Të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë janë lajmëruar se do të ketë një thirrje të dytë pas mbërritjes së vaksinave.


Lajmi kryesor:

Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës