Nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë Tiranën të ndezur me shkëlqimin e fishekzjarrëve dhe me një koncert festiv për kryeqytetasit.
Dhe kjo është atmosfera që ka planifikuar Bashkia e Tiranës, ku përmes drejtoreshës së promovimit të qytetit Julinda Dhamo ftesa erdhi për të gjithë për të sfiduar temperaturat e ulëta e për t’iu bashkuar këtij koncerti festiv që nis pak momente para mesnatës.
“Sot Bashkia e Tiranes organizon një koncert të madh festiv ne sheshin “Nënë Tereza”, duke nisur nga ora 23:30 deri në orën 1:30 pas mesnate. Ju ftojmë ta festojmë të gjithë bashkë natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i madh fishekzjarrësh, me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare”, tha Dhame.
Spektaklin dhe emocionet mbrëmjen e sotme e garantoi dhe prezantuesja e këtij koncerti, Marina Vjollca. “Do të jetë një koncert i konceptuar ndryshe, fantastik. Një koncert, ku do të jenë disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare, me performanca të jashtëzakonshme. Duhet të vini me patjetër dhe të mos e humbisni, sepse ora 00:00, momenti i hedhjes së fishekzjarrëve, do të jetë një spektakël që ka për të mbetur shumë gjatë në memorien tuaj. Mos mungoni”, tha ajo.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com